Frutat dhe perimet që duhet të hahen me lëvore
Si duhet të hahen?
KIVI: Qimet të cilat ndodhen në lëvoren e kivit janë antioksidues i shkëlqyeshëm dhe nutricistët besojnë se posedon substanca që mbrojnë nga kanceri, infeksionet, alergjitë. “Lëvorja e kivit tri herë më shumë posedon antioksidues se sa fryti”, thotë mjeku Merilin Glenvil, ish-presidenti i forumit për shëndet dhe ushqim në shoqatën mbretërore britanike për mjekësi.
Si të hahet: Nëse ju duket lëvorja e kivit tepër e fortë, provoni të gjeni kivin “e artë”, sepse membrana e verdhë është më e ëmbël dhe ka më pak “qime”. Opsioni tjetër është që tërë kivin ta grimconi apo ta grini në mikser, transmeton Telegrafi.
PEMËT E THARTA: Lëvoret e portokallit apo të mandarinës janë antioksidantë të fuqishëm të cilët quhen super flavonoide. Ato ulin nivelin e LDL kolesterolit të keq, por jo edhe kolesterolin e mirë, i cili e ka shenjën HDL. Antioksidantët e lëvoreve janë 20 herë më të fuqishëm se vetë frutat. E njëjta gjë vlen për të gjitha pemët tharta. Membrana e bardhë përmban dozë të lartë të pektinës, e cila është pejzë që zvogëlon kolesterolin dhe e “popullon” stomakun me baktere “të dobishme”.
Si të hahen: Vëreni lëvoren në simite apo hidheni tërë portokallin në aparat për shtrydhjen e pemëve për të bërë lëng.
ANANASI: Mos bëni panik – lëvorja e fortë e ananasit është shumë e shëndoshë. Pos vitaminës C, ajo po ashtu ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëvoren e ananasit gjenden dy herë më shumë antioksidues se sa në fryt.
Si të hahet: Ndrydheni dhe grimcojeni membranën dhe shtoni lëng i cili do ta zbusë.
BANANET: Një hulumtim i kryer në Tajvan tregon se lëvorja e bananes shëron depresionin ngase përmban shumë serotoninë, hormonin i cili është i caktuar për disponim më të mirë. Lëvorja është e mirë edhe për sy ngase përmban antioksiduesin, luteinë.
Si të hahen: Mjekët këshillojnë që lëvorja të zihet dhjetë minuta dhe uji i zier të ftohet dhe të pihet.
LULELAKRA: Fletët e lulelakrës janë më pak të shijshme, por në to gjenden shumë kalium dhe vitamina C”, thotë Glenvil. Aty ka edhe shumë proteina dhe për një kohë më të gjatë do të jeni të ngopur.
Si të hahet: Preni fletët në pjesë të holla dhe shtojani lulelakrës së fërguar apo të zier.
HUDHRA: Lëvorja e hudhrës në vete përmban pesë komponentë të ndryshëm, theksojnë ekspertët japonezë. Njëri nga funksionet më të rëndësishëm është ngadalësimi i plakjes dhe mbrojtja e zemrës.