E kërkonte Kosova – Diant Ramaj lëndohet me Ajaxin, humb sezonin
Sezoni për Diant Ramajn duket se ka përfunduar para kohe.
Klubi i Ajaxit njoftoi këtë të premte se portieri nga Kosova ka pësuar një frakturë në bërrylin e majtë.
Këtë lëndim ai e mori në ndeshjen e fundit ndaj Go Ahead Eagles.
Sipas njoftimit të klubit holandez, sezoni për Ramajan ka shumë gjasa të ketë përfunduar tashmë.
22-vjeçari, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, falënderoi të gjithë për mbështetjen e treguar, teksa paralajmëroi për një rikthim të shpejt.
“Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Shihemi se shpejti!”, shkroi ai.