EKSKLUZIVE: Ministri Faton Peci deklarohet për rastin “Apetiti”: Pasoja radikale nëse vërtetohet se mishi i Brazilit u shit sikur të ishte nga Kosova

EKSKLUZIVE: Ministri Faton Peci deklarohet për rastin “Apetiti”: Pasoja radikale nëse vërtetohet se mishi i Brazilit u shit sikur të ishte nga Kosova

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një deklaratë ekskluzive për Periskopin ka folur për rastin e kompanisë “Apetit Group”, të cilët dyshohen se importuan mish nga Brazili dhe falsifikuan me dokumente duke e bërë “Made in Kosova”.

Peci për Periskopin ka thënë se Inspektori i AUV-it, Qenan Maxhuni, tashmë është në komision disiplinor përderisa ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj kompanisë “Apetit Group” nëse vërtetohet se ka bërë një gjë të tillë.

“Para një ore u njoftova për rastin. Momentalisht jemi duke marrë të gjitha veprimet se cila është e vërteta pa paragjykuar rezultatet finale. Inspektori i cili përmendet në këtë proces momentalisht është në komision disiplinor dhe kompania në rast se vërtetohet se ka bërë një gjë të tillë, do të bart pasojat penale, deklaroi ministri Peci për Periskopin.

Në fund, Peci tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore për rastin në fjalë. /Periskopi/

Dyshimet për import të mishit nga Brazili “me origjinë nga Kosova”: AUVK-u nis hetimet ndaj kompanisë “Apetiti sh.p.k”

 

Shpërndaje në: