Arsyet pse menjëherë duhet të filloni vrapin
Me siguri që keni dëgjuar shprehjen se ushtrimet janë ilaçe. Epo, nuk është vetëm një shprehje, por një e vërtet.
Shumë studime kanë zbuluar se ushtrimet e rregullta (150 minuta në javë), e veçanërisht vrapimi, kanë efekte shumë më të mira sesa çdo ilaç që ta përshkruan doktori.
Vrapimi të bën më të lumtur
Padyshim sesa mirë ndjeheni, ushtrimet gjithmonë do t’ju bëjnë të ndihemi më mirë.
Një studim i vitit 2006 i publikuar në Medicine & Science in Sports & Execise, kishte zbuluar se 30 minuta në shirit vrapues (treadmill) mund ta ndryshojnë disponimin menjëherë te dikush që ka probleme me depresion, duke e bërë atë më të lumtur.
Vrapimi ndihmon në humbjen e peshës
Ushtrimet, siç e dinë të gjithë, ndihmojnë në djegien e kalorive, rrjedhimisht në humbjen e peshës. Për djegien e kalorive, vrapimi padyshim që është ndër ushtrimet më të rekomandueshme.
Vrapimi i forcon gjunjët dhe eshtrat tjerë
Hulumtuesi i Universitetit të Bostonit, David Felson, në një intervistë për National Public Radio, kishte deklaruar se vrapimi e përmirëson shëndetin e gjunjëve, dhe jo vetëm.