Kjo pije alkoolike kuron aknet
Ekspertët e Universitetit të Kalifornisë, Los Angeles, kanë zbuluar se vera e kuqe ndihmon për të kuruar lëkurën e me probleme, falë antioksiduesit të njohur si Resveratrol.
Ky i fundit është prezent në shumë fruta, të tilla si rrushi dhe manaferrat.
Ndaj, nëse keni probleme me aknet, vera e kuqe duhet të jetë “mikesha” juaj më e mirë.
Aknet janë tmerrësisht të zakonshme. Një studim në Britani zbuloi se prek 85 përqind të adoleshentëve. Ndonëse tek të rriturit shifra është më e ulët, rezulton se rreth 10 përqind e tyre janë ende të prekur nga to.