Dushi gjatë natës përmirëson gjumin

Dushi gjatë natës përmirëson gjumin

Truku kryesor është të mos e bëni dushin shumë vonë. “Ju nuk duhet ta ngrohni trupin tuaj shumë para se të flini” thotë Dr. Dianne Augelli nga Qendra e Mjekimit për gjumë në New York- Presbyterian. Kjo ndodh sepse temperatura e trupit luan një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e ritmit kardiak, çka i tregon trupit kur të ndihet për gjumë. Gjatë ditës, temperatura e trupit në mënyrë natyrale rritet dhe në mesditën e vonë fillon të ulet, shkruan Time.

Freskimi i trupit është një shenjë që tregon se supozohet të shkohet për të fjetur, thotë ajo, kështu që ndërprerja e këtij procesi mund ta bëjë të vështirë gjumin.

Të bërit dush më herët në mbrëmje i jep trupit tuaj një shansë për t’u freskuar dhe për të tërhequr gjumin, thotë Shelby Harris, drejtoreshë  në Qendrën e Mjekësisë për sjelljet e gjumit në New York.

Shumë studime kanë treguar se ngrohja e trupit duke bërë banjë mund të ju ndihmojë të sjellë gjumin sepse ka kohë të mjaftueshme për ta freskuar trupin më pastaj.

Bazuar në “National sleep Foundation” larja e trupit para gjumit mund të ju ndihmojë të pastroni lëkurën tuaj dhe të luftoni rrudhat si dhe të ndihmojë që kremat e natës të punojnë në mënyrë më efektive.

Shpërndaje në: