Erdogan, narcizisti që na kërcënon të gjithëve

Erdogan, narcizisti që na kërcënon të gjithëve

Pallati 500 milionë euro i Presidenti të Turqisë Erdogan është më i madhi në botë. Ai është gjithashtu një monstruozitet. Tridhjetë herë më i madh se Shtëpia e Bardhë, të gjitha karriget e qeverive të aleatëve të Turqisë në NATO mund të përfshihen brenda sallave të tij të mëdha dhe korridoreve të pafundëm.

Pa dyshim struktura mbresëlënëse moderniste krahasohet me Pallatin e Popullit të ndërtuar nga diktatori i Rumanisë Nikola Çaushesku. Në fakt duket më tepër si një nevojtore masive publike. Vetë Saddami kishte kërkuar që muret e banove të tij të vishehsin me letra mëndafshi, banjot kanë gota të lara me flori që kushtojnë mbi 300 euro secila, si dhe 63 ashensorë. Tapeti i ndërtesës ka një kosto marramendëse prej mbi 9 milionë eurosh.

Qe këtu që u derdh gjaku gjatë grushtit të shtetit. Dhe është në këto përmasa absurde që ne mund të mësojmë kaq shumë gjera lidhur me arrogancën dhe ambiciet plot ego të banorit të saj kryesoer dhe në mënyrë edhe më kritike për pasojat e rrezikshme të puçit të dështuar. Steka mund të jetë në mënyrë të frikshme më e lartë.

Që prej fillimeve të tija modeste, nritja e Recep Tayyip Erdoganit në majë është një histori drithëruese. Por dëshira e tij për mega-arkitekturën reflekton një personalitet që ka më tepër të përbashkëta me më të madhëridhmin prej Sulltanëve Otomanë. Mënyra me dorë të hekurt se si ai i anashkaloi rregullat normale dhe ato buxhetore për të ngritur memorialin e tij gjigand për së gjalli shpjegon se përse kritikët e cilësojnë atë si një diktator të zgjedhur.

Grushti mund të ketë dështuar, duke treguar se Erdogani ka mbështetje në rrugë. Por shumë arsye se përse gjysma tjetër e turqëve e kundërshtojnë mënyrën e tij të të drejtuarit mbetet. Për ta, ai është një president që abuzon me pushtetin për përfitimet e familjes dhe të miqëve të tij.

Ai shihet si dikush që po shtyn fundamentalizmin islamik ndaj tyre nga dera e pasme. Kjo ka rëndësi për Britaninë sepse Turqia qëndron në kryqëzimin e pllakave tektonike të planetit shumë më tepër se sa thjesht gjeografikisht. Një luftë civile – apo një paqëndrueshmëri e lartë – është tejet e rrezikshme për pjesën tjetër të aleatëve të Turqisë në Nato. Me Rusinë në veri, Sirinë dhe Irakun në jug dhe Iranin në lindje, Turqia ka vepruar si bastioni i Nato-s në jug-lindje për dekada të tëra.

Shpërndaje në: