Përveç drejtorit, edhe zëvendësdrejtori i ri i KEK-ut, Ramadan Budakova, del të jetë njeri i Vetëvendosjes
Kapja e Korporatës Energjetike të Kosovës nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje tashmë veç dihet me emërimin e ushtrues detyre i drejtorit në këtë ndërmarrje, Bekir Gërguri. I nëjti, siç u raportua edhe në media, ka qenë kandidat i VV-së për asambleist komunal në Komunën e Fushë Kosovës. Por, kjo nuk mbaron me emrin e Bekir Gërgurit. Periskopi ka mësuar se përveç drejtorit të kësaj Korporate, Vetëvendosje ka emëruar edhe një njeri të tyre në pozitën e zëvendësdrejtorit. Bëhet fjalë për Ramadan Budakoven.
Periskopi ua sjell disa momente nga fushata zgjedhore lokale e Lëvizjes Vetëvendosje, e ku shihet, Ramadan Budakova, duke biseduar me kryeministrin Albin Kurti.
Budakova e ka në anëtarësi të kryesisë së VV-së në Lipjan edhe djalin e tij, Edon Budakova.
Përveç kësaj, Budakova as nuk e fsheh faktin që është njeri i VV-së, sepse në profilin e tij në Facebook në vazhdimësi ka treguar admirimin ndaj Albin Kurtit.
Ndryshe, skandale të mëdha janë prodhuar në KEK që nga ardhja në pushtet e LVV-së.
Në vitin 2022, Korporata Energjetike e Kosovës e kishte anuluar konkursin e shumëpërfolur për punësime familjare të anëtarëve të Bordit të KEK-ut dhe militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ky vendim ishte marrë pas rekomandimit nga komisioni i pavarur për vlerësimin e procesit të rekrutimit. Kështu konkursi është anuluar për të gjitha pozitat e shpallura për 127 vende të lira pune./Periskopi/