Teologu Drilon Gashi i çon mesazh Shefqet Krasniqit pas deklaratës ndaj Shkurte Fejzës: Nuk mund të përzihemi në punë të Zotit

Teologu Drilon Gashi ka komentuar deklaratën e bujshme të hoxhës Shefqet Krasniqi për artisten e njohur Shkurte Fejza, që javë më parë e kritikoi atë për mospredikim të fesë Islame.
Gashi ka thënë se nuk duhet “të përzihemi në punët e Zotit”.
“Ne nuk mund të përzihemi në punë të Zotit. Nuk është mirë me u përfshi në këtë temë se kur do të vdesim. Na nuk i kemi çelësat as të xhenetit dhe xhehenemit; duhet të frikësohet secili për veten”, ka deklaruar ai i ftuar në emisionin “Show i së premtes” që moderohet nga Adelina Ismaili; episod që iu ndalua transmetimi në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Teologu Gashi, ndonëse u shpreh se duhet të ketë divergjencë dhe përplasje mendimesh, nuk u pajtua me atë që tha Krasniqi për artisten Shkurte Fejza.
“Përmes artit dhe muzikës mund të shprehet hyjnorja. Sikurse me Shkurte Fejzën dhe me Shyhrete Behlulin por edhe me ju, ne jemi rrit me këngët e juaja”, deklaroi ai mes tjerash.