Infantino: Nuk do të ketë kartonë të kaltër
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka dhënë vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror lidhur me implementimin e kartonit të kaltër në futboll.
U përfol shumë se një karton i kaltër që do të përjashtonte lojtarin për 10 minuta do të futej në përdorim fillimisht në gara më të ulëta, për të vazhduar në ato elitare.
Megjithatë, Infantino tha se situate e kartonit të kaltër është inekzistente për ta.
“Kartonët e kaltër? Kjo është një temë që është inekzistente për ne. Nuk ka gjasa. Nuk ka gjasa për kartonë të kaltër në nivelin elitar. Kjo nuk do të ndodh dhe pozicioni ynë është shumë i qartë lidhur me këtë”, tha i pari i FIFA-s.</ p>
🚨🔵 FIFA president Gianni Infantino: “Blue cards? This is a topic that is non existent for us”.
“If you want a title it is: red card to the blue card. No chance, no way”, told Sky UK. pic.twitter.com/1FkFvqtpT0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 2, 2024