Rituali i lutjeve Islame ndihmon shumë në shëndet, thonë studiuesit
Këtë ritual fetarët myslimanë e kryejnë pesë herë në ditë, transmeton portali arbresh.info.
Lutja, e njohur si Namaz, është një nga pesë elementet e detyreshme të besimit të përcaktuar nga librit të shenjtë, Kur’an.
Sipas një studimi të ri, kjo lloj lutje ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës.
Studimi i kryer nga Universiteti Binghamton në New York, ka marrë si model njerëzit nga India, Azia dhe amerikanët që punojnë me orat të gjatë në kompjuter.
Hulumtuesit kanë gjetur se pjesa e përkuljes është një lëvizje shumë e rendësishme për të zvogëluar dhimjen e shpinës.
Personat që kanë dhimbje shpinë, mund të parandalojnë këtë sëmundje duke bërë lëvizjet e duhura gjatë këtij rituali.
Ndërsa është hulumtimi fokusuar veçanërisht në praktikat e lutjes islame, lëvizje të ngjajshme janë gjetur edhe në disa rituale të krishtere dhe në lutjet hebraike, ndërsa studiuesit kanë shtuar se lëvizjet ngjajnë edhe me terapinë fizike, joga.
“Në një mënyrë, këto lëvizje janë të ngjajshme me joga dhe ndihmojnë për zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës”, ka theksuar Mohammad Khasawneh, profesor i sistemeve shkencës dhe inxhinieri industriale në Binghamton.
Ai ka shtuar se lutja mund të eliminojë stresin fizik dhe ankthin./Blic/