Çeku: Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari”, Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume

Çeku: Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari”, Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se gjithçka është gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ai tha se shpronësimet kanë përfunduar dhe borgjet e akumuluara ndër vite janë paguar.

Tutje, ai tha se Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht.

“E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit. Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar. Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht, shkroi Çeku.

Shpërndaje në: