Gazeta zvicerane: Zvicër-Serbi, sërish “betejë politike”
Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me kampionët në fuqi, Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë në Ligën e Kombeve. Në Kupat e Botës 2018 dhe 2022 kishte tashmë duele të nxehta dhe politikisht shpërthyese mes Zvicrës dhe Serbisë për shkak të rrënjëve kosovare të yjeve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
“Një grup tërheqës që përfshin elementë të ndryshëm futbolli me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë. Danimarka është një ekip shumë i fortë dhe ne tashmë i njohim Spanjën dhe Serbinë nga e kaluara e afërt. Një sfidë e madhe për të luajtur kundër këtyre skuadrave dhe mbi të gjitha shumë kënaqësi që mund të konkurrojmë me më të mirët dhe të zhvillohemi më tej në Ligën A, siç kemi bërë vitet e fundit”, ka thënë trajneri i Zvicrës Murat Yakin, përcjellë KosovaPress.
Gazeta zvicerane “90 min.ch” shkruan se do të jetë sërish një betëj politike në grupin C2.
Vitin e kaluar pati një ndërprerje të gjatë në lojë gjatë ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht për shkak të banderolave diskriminuese.
Ndërkohë dihet tashmë që përballjet mes Zvicrës dhe Serbisë gjithmonë kanë sjellë tensione dhe luftë të ashpër në fushë.