Sipas shkencëtarëve, heqja dorë nga duhani është më e vështirë për disa njerëz shkaku i trurit të tyre
Hulumtuesit gjetën se një qark i trurit është i lidhur me sjellje automatike, apo të zakonshme – si ngasja e automjetit ose pirja e duhanit.
“Një duhanpirës që pi një pako në ditë vendos një cigare në gojën e tyre disa qindra herë gjatë viteve, kështuqe ata bëhen njerëz me shumë përvojë”, thotë autori kryesor studimit Brett Froeliger në një deklaratë. “Kjo gjë bëhet diçka e automatizuar.”
Një pjesë e trurit e njohur si rrjeti kontrollues frenues ju ndihmon të ndaloni këto zakone. Për të provuar nëse kjo rrugë ndikon në ndërprerjen e duhanit, hulumtuesit përdorën MRI (imazhe të fituara me rezonancë magnetike) funksionale për të studiuar trurin e 81 të rriturve që kanë luajtur një loje e cila i ka trajnuar ata të përgjigjen automatikisht para se të ngadalësojnë apo ndalin përgjigjen.
Pjesëmarrësit kishin për të goditur një buton kompjuteri çdo herë që shfaqej një rreth me ngjyrë me përjashtim të një ngjyrë të veçantë. Të gjitha subjektet ishin të përkushtuar të heqin dorë nga pirja e duhanit me anë të një programi 10-javor për qëllim për t’i ndihmuar.
Rreth gjysma ishin në gjendje që të lënë duhanin. Këta persona mund të përdornin më pak burime në trurin e tyre për të ndaluar reagimet e tyre automatike, me sa duket duke e bërë atë më të lehtë. Pacientët që nuk u ndjenë mirë shënuan pike sikurse dhe ata që e bënë këtë me sukses, por për të parët ishte shumë më e vështirë ta bëjnë këtë.
Në një studim të dytë, 26 duhanpirësve ju dha marka e tyre të preferuar të cigareve, një çakmak dhe tavëll me udhëzimet se si ata do të marrin $ 1 për të çdo gjashtë minutë nëse nuk dhezin ndonjë cigare. Kështu, ata që i rezistuan tundimit kishte më përgjigje më të ngadalshme në të gjithë rrjetin, si dhe lidhje më të fortë funksionale të këtij qarku.
“Kjo punë shkencore i ndihmon shkencëtarët të kuptojnë se pse disa duhanpirës përjetojnë kohë të vështirë kur tentojnë të heqin dorë nga duhani”, thotë Froeliger në një njoftim. “Dallimet individuale në biologji të trurit janë të rëndësishme.”
Në Shtetet e Bashkuara, rreth 36.5 milionë të rritur pijnë duhan, megjithatë numri është në rënie. Në vitin 2015, rreth 15 nga 100 të rritur pinin duhan në krahasim me pothuajse 21 nga 100 njerëz në vitin 2005, vlerëson Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Sipas VitaDocs, rreth 90 për qind e duhanpirësve përpiqen për të lënë pa përdorimin e ndihmave si zëvendësues nikotine edhe pse vetëm katër me shtatë për qind nga ata janë të suksesshëm.
Ky është studimi i parë i cili ka shprehur marrëdhënien në mes pirjen e duhanit me forcën e një qarku të trurit që të pengojë sjelljen e automatizuar. Hulumtuesit besojnë se kjo mund të ndihmojë me zhvillimet për të ndihmuar duhanpirësit që përfundimisht të heqin dorë nga zakoni dhe të ndihmojë të shpjegojë se pse disa njerëz kanë më shumë sukses të heqin dorë nga pirja e duhanit sesa të tjerët.