Si të shërosh veten nga trauma e ndarjes, sipas psikologes
Të ndahesh nga partneri nuk është asnjëherë diçka e lehtë dhe pavarësisht mohimit, aty ku ka pasur ndjenja gjithmonë do ketë ndjesi lëndimi dhe dhimbje
Psikolgia dhe ekspertja e marrëdhënieve në çift, Estela Escobar, jep disa këshilla për ta bërë më të lehtë procesin aq të vështirë të ndarjes, shkruan Telegrafi.
Rregulli i parë është: Mos hyr më në jetën e tjetrit.
Sipas saj, kur nis një marrëdhënie të gjithë e shohin partnerin me një idealizëm që është themelor për të rënë në dashuri. Kur perdja e kësaj pritshmërie bie, ndodh që ndarja të vijë më shpejt sesa pritej.
Fazat e procesimit të një traume janë:
▪ Mohimi
▪ Inati
▪ Depresioni
▪ Pranimi
“Secili nga partnerët e përjeton ndryshe ndarjen, kjo është shumë e rëndësishme për t’u pranuar”, shpjegon Escobar.
Mohimi: Është reagim natyral që nuk zgjat më shumë se një muaj. Nëse ndjen që ke ngecur te kjo fazë, kërko ndihmë.
Inati: Edhe pse inati është përgjithësisht i pranishëm, është e rëndësishme të mos ndërmerren hapa dëmtues ndaj personit tjetër, shpjegon Estela.
Depresioni: Kjo është një nga fazat më të dhimbshme sepse sjell shumë mendime mbi marrëdhënien dhe pikëpyetje të shtuara. Në këtë pikë duhet të ndryshosh rutinën dhe të krijosh hapësira të reja për veten, citon Anabel.
Pranimi: Këtu nis shërimi.
Këshilla të përgjithshme për të kaluar më lehtë ndarjen:
▪ Mos u viktimizo. Kështu do e bindësh më shumë veten se bota po shkatërrohet mbi ty.
▪ Merr jetën tënde nën kontroll: Merru me gjëra që të largojnë mendjen nga situata.
▪ Shoqërohu me njerëz që të ndihmojnë dhe të nxjerrin në pah më të mirën e vetes.
▪ Kërko ndihmë profesionale nëse nuk ia del dot vetë./Telegrafi