Kupa e Kosovës vazhdon me katër duele, mësohen sot skuadrat e fundit çerekfinaliste
Gjatë ditës së sotme do të mësohen emrat e katër skuadrave të fundit çerekfinaliste në Kupën e Kosovës.
Katër ndeshje të fazës së 1/8 së finales janë në program për t’u zhvilluar sot.
Në të katër këto ndeshje do të kemi përballje të skuadrave nga Superliga me ato nga Liga e Parë, percjell express.
Ballkani do të jetë nikoqir i Vëllaznimit, Dukagjini do të presë Dinamon, derisa Drita në Gjilan takohet me Rilindjën 1974.
Ndërsa, skuadra tjetër nga elita e futbollit kosovar, Llapi, do të luajë në udhëtim ndaj Trepçës ’89.
Të gjitha ndeshjet do të luhen nga ora 13:00.
Kujtojmë se dje (e shtunë) kalimin në çerekfinale e siguruan Prishtina, Malisheva, Suhareka ’23 dhe Vjosa.