Ibra vazhdon bisedimet me Conten për trajner të Milanit

Ibra vazhdon bisedimet me Conten për trajner të Milanit

Zlatan Ibrahimovic e konsideron Antonio Conten zëvendësuesin ideal të Stefano Piolit dhe do të ketë një rol kyç në negociatat me ish- trajnerin e Juventusit dhe Interit .

Kontrata e Piolit me Milanin skadon në vitin 2025, por burime të shumta në Itali pohojnë se nuk ka gjasa që trajneri i lindur në Parma të mbetet në krye të kuqezinjve sezonin e ardhshëm.

Conte është shfaqur si kandidati kryesor për këtë rol dhe sipas një raporti të ri nga gazeta “La Repubblica”, ish-trajneri i Interit dhe Juventusit shihet si zëvendësuesi ideal për Piolin.

Drejtori i ri Ibrahimovic thuhet se është një fans i madh i Contes dhe është në marrëdhënie të mira me trajnerin fitues të Serisë A, edhe nëse kjo nuk do të thotë se 54-vjeçari me siguri do të zëvendësojë Piolin sezonin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

Paga dhe kërkesat e tij për transferime të mëdha, si dhe ngurrimi i tij për të parë një mes Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Rafael Leao që mund të largohet në qershor, thuhet se janë pengesë në negociata, edhe nëse Conte dëshiron fuqimisht të kthehet në Serie A.

Sipas raportit, Thiago Motta, Raffaele Palladino, Roberto De Zerbi dhe madje edhe Jurgen Klopp do të konsiderohen nga Milani nëse Conte refuzon të nënshkruajë për kuqezinjtë.

Shpërndaje në: