Reagon CHwB Kosova në lidhje me rrënimin e shtëpisë së vjetër në Prizren

Reagon CHwB Kosova në lidhje me rrënimin e shtëpisë së vjetër në Prizren

Sot u rrënua edhe një shtëpi e vjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit, në rrugën “Pushkatarët”. Për rrezikun ndaj trashëgimisë kulturore, CHwB Kosova për herë të fundit pati paralajmëruar në dhjetor të vitit 2016, kur edhe lansoi platformën Trashëgimia në rrezik.

Gjatë hulumtimit CHwB Kosova ka vërejtur se rreth 140 ndërtesa janë në rrezik të zhdukjes. Paralajmërimi, fatkeqësisht u dëshmua edhe me rrënimin e shtëpisë në Qendrën Historike të Prizrenit. Humbja e kësaj shtëpie sot, nënkupton humbjen e një pjese të identitetit të Kosovës dhe humbjen edhe te potencialit për zhvillim ekonomik në vend.

CHwB Kosova përkrah rekomandimin e organizatës “EC Ma Ndryshe” për marrjen e vendimit për moratorium në këtë zonë, që nënkupton ndalimin e çfarëdo aktiviteti (në përjashtim të atyre me natyrë emergjente) përderisa është duke u hartuar Plani i Menaxhimit dhe Konservimit për Qendrën Historike të Prizrenit. Andaj, ne u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që urgjentisht të marrin masa për parandalimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në vend./KultPlus.com

Shpërndaje në: