Francë: Nëna e braktisi, njihuni me djaloshin që për 2-vjet jetoi i vetëm dhe nuk e hetuan as mësuesit

Francë: Nëna e braktisi, njihuni me djaloshin që për 2-vjet jetoi i vetëm dhe nuk e hetuan as mësuesit

Krejtësisht i vetëm, në një shtëpi me tre dhoma, djali nga Franca jetoi për dy vite rresht i vetëm, pas asnjë njeri. Ai u braktisë nga nëna dhe jeta e detyrojë që të luftojë për vetën e tij.

Një djalë siç shkruan Bild e që nuk e prezanton me emër ishte braktisur nga nëna e tij dhe për dy vite jetoi i vetëm. Në vitin 2011, nëna Alexandra O. (39) u zhvendos në banesë  me dy djemtë e saj. Ajo sapo kishte lindur djalin e saj të vogël, ai ishte rezultat i një lidhjeje me një mjeshtër. Një vit më pas, Alexandra O. u dashurua me një grua nga qyteti fqinj, pesë kilometra larg dhe në vitin 2020 u zhvendos të jetonte bashkë me atë dhe duke braktisur djalin e vet, transmeton Periskopi.

Pas kësaj djali çdo mëngjes ngrihej, vishej dhe shkonte në shkollë fillore. Ai merrte  nota të mira dhe mësuesit nuk vunë re asgjë.

  • Djali jetonte në këtë bllok apartamentesh në Francën jugperëndimore

 

“Ai i bëri detyrat e shtëpisë, ishte gjithmonë i veshur mirë, i pastër dhe i përpiktë”, tha kryebashkiaku Barbara Couturier

Djali jetonte me ëmbëlsira, biskota dhe mallra të konservuara. Ndonjëherë vidhte domate nga ballkoni i fqinjit të tij derisa pas dy vitësh një fqinjë foli me djalin dhe e kishte pyetur: A jeton vetëm? , Si mund të jetë?” dhe përgjigjja e fqinjit të saj të vogël: “Është ashtu siç është.”

Policia erdhi dhe e vendosi djalin në një familje kujdestare. Nëna e tij duhej të shkonte në gjykatë dhe tani është dënuar me gjashtë muaj burg për neglizhimin e fëmijës së saj.

 

Shpërndaje në: