Alonso favoriti kryesor për stolin e Liverpoolit
Xabi Alonso është shfaqur si njëri nga favoritët për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Liverpool-it pas vendimit tronditës të Jurgen Klopp për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit.
Alonso po shijon sukses spektakolar në Bayer Leverkusen, i cili ka dy pikë më shumë se Bayern Munich në krye të Bundesligës dhe është në fazën eliminatore të Europa League.
Kur ai iu bashkua klubit në tetor 2022, ata ishin të dytët nga fundi pas tetë ndeshjeve të Bundesligës. Vetëm 26 ndeshje më vonë ata përfunduan në vendin e gjashtë dhe siguruan daljen në Evropë.
Por Liverpooli nuk është i vetmi klub që ka hedhur syt tek spanjolli. Bayern Munich dhe Real Madridi, dhe madje edhe Manchester City ku Pep Guardiola mund të mos e zgjasë qëndrimin e tij deri në fund të sezonit të ardhshëm, gjithashtu do të shikojnë nga afër situatën, përcjellë KosovaPress.
Ish-reprezentuesi spanjoll, i cili ka mbushur së fundmi 42 vjeç, i kanë mbetur edhe dy vjet e gjysmë nga kontrata e tij me Bayer Leverkusen.