Klopp: Nuk nënshkruaj për klub tjetër anglez edhe nëse nuk kam çka të ha
Jurgen Klopp u ka premtuar tifozëve të Liverpoolit se nuk do të drejtojë kurrë një klub tjetër anglez “edhe nëse nuk ka asgjë për të ngrënë”.
Ditën e sotme u njoftua zyrtarisht se trajneri gjerman do të largohet nga “Anfield” pas përfundimit të sezonit.
Në një konferencë për shtyp sot Klopp tha gjithashtu se nuk do të luante asnjë rol në zgjedhjen e pasuesit të tij dhe këmbënguli se nuk do të bënte një kthesë në vendimin e tij për t’u larguar.
Më pas ai largoi çdo shqetësim të tifozëve të Liverpoolit se ai mund të kthehej për të drejtuar një nga rivalët e klubit.
“Asnjë klub tjetër anglez kurrë. Edhe sikur të mos kem çfarë të ha, nuk do të ndodhë”, tha gjermani.
“Nuk do të nënshkruajë për asnjë klub tjetër në përgjithësi apo për asnjë ekip kombëtar për vitin e ardhshëm, mund ta premtoj këtë”, deklaroi Klopp.
56-vjeçari u emërua trajner i Liverpoolit në tetor të vitit 2015. Ai udhëhoqi “Të Kuqtë” drejt gjashtë trofeve të mëdha gjatë kësaj periudhe, përfshirë titullin e kampionit në Premierligë (2019/20) dhe në Ligën e Kampionëve (2018/19).
Liverpooli me Kloppin është në garë për trofe të mëdhenj edhe këtë sezon.