E papritur: Klopp njofton largimin nga Liverpooli
Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka njoftuar se sezoni aktual do të jetë i fundit në krye të klubit nga “Merseyside”, duke shpjeguar se i ka mbetur pa “energji” për këtë pozicion.
Në një njoftim shokues të premten, më 26 janar, Klopp u dha një mesazh solemn mbështetësve në llogarinë X të klubit, në një video që shpjegon largimin e tij.
Edhe pse ai do të vazhdojë si trajner i ekipit për pjesën e mbetur të sezonit 2023/24, do të jetë ai i fundit në Liverpool, përcjellë KosovaPress.
“Po mbaron energjia,” ka thënë gjermani. “Unë jam absolutisht mirë tani, por e di që nuk mund ta punën këtu pafund”, shtoi ai.