Mësoni se si djersa do të ndihmojë pacientët diabetikë

Mësoni se si djersa do të ndihmojë pacientët diabetikë

Ekipi nga Universiteti i Seulit, tregoi se për ta bërë këtë test mjafton vetëm një e një milionta litër djerse, dhe sipas tyre sensori ka qenë i saktë, prandaj ata mendojnë se ky zbulim përfundimisht mund të ndihmojë pacientët me diabet.

Ky është një lajm shumë i mirë për ta sepse mund të anashkalojnë “grumbullimin e gjakut në gisht’, e cila përdoret për ta matur sheqerin.

Megjithatë, studiuesit thonë se për ta bërë këtë gjë funksionale duhet kapërcyer një sërë sfidash, pasi ka më pak sheqer në djersë sesa në gjak, dhe gjithashtu ka edhe acid laktik i cili mund të prish rezultatin, megjithatë përsëri sistemi aktual ofron përparime të reja të rëndësishme, pa dhimbje dhe pa stres. /Periskopi/

Shpërndaje në: