Hutohet Martinez, e harron valixhen brenda autobusit të skuadrës (VIDEO)
Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez harroi valixhen e tij brenda autobusit të skuadrës sot, ndërsa Marcus Thuram ia solli atë atij, ku “Nerazzurët” po përgatiten për tu nisur drejt Arabisë Saudite.
“Nerazzurët” janë ndër katër skuadrat e përfshira në Super Kupën e Italisë të këtij viti, ndërsa fituan Kupën e Italisë vitin e kaluar, raporton KosovaPress.
Super Kupa e Italisë do të zhvillohet në Riad, dhe Interi do të përballet me Lazion, në gjysmëfinale të premten.
Interi u nis drejt Arabisë Saudite dje, por kur arritën në aeroport, kapiteni i skuadrës, Lautaro Martinez kuptoi se kishte harruar valixhen e tij në autobus.
Një pjesëtar i stafit i tregoi Thuram, i cili ishte rrugës drejt hyrjes në aeroport, kështu që sulmuesi francez morri valixhen e shokut të tij dhe ia dërgoi atij brenda aeroportit.
Për fat të mirë për “Nerazzurët”, Lautaro dhe Thuram kanë një lidhje të mirë edhe në fushë, ku kanë kontribuar në 44 golat e Interit këtë sezon.
Më poshtë e gjeni videon e momentit në fjalë.