Për Kurtin, Oliver Ivanoviqi vjet ishte hero, sivjet kriminel

Për Kurtin, Oliver Ivanoviqi vjet ishte hero, sivjet kriminel

Më 16 janar të vitit 2023, kryeministri Albin Kurti kishte zgjedhur fjalët më të mira për ta përkujtuar politikanin serb të vrarë, Oliver Ivanoviq. Për këtë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ishte kujdesur që të regjistronte edhe një video-adresim, duke e përshkruar Ivanoviqin si një person të përkushtuar, të hapur, të sinqertë e i respektueshëm, shkruan Gazeta Express.

Kurti shprehte dëshirën e tij që kujtimi për Oliver Ivanoviqin të mbetej i gjallë, si një kujtim i një njeriu që “punoi shumë për një të ardhme të qëndrueshëm dhe për një Kosovë shumë etnike”.

Por, këtë vit në një postim në “twitter” Kurti ka shkruar përsëri për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Megjithatë kësi here kreu i Qeverisë së Kosovës s’ka pasur lavde për të, por ka treguar se si Ivanoviq ka qenë aktiv gjatë viteve të luftës 98-99 dhe deri në shkurt të vitit 2000 për dëbimin e shqiptarëve nga Veriu i Kosovës.

Sipas Kurti, Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar i mundshëm i EULEX-it.

“Oliver Ivanoviç ishte aktiv gjatë të dyjave: luftës ’98-‘99 dhe dëbimit të shkurtit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu. Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it. Sot, 6 vjet pas vrasjes së tij në Mitrovicën e Veriut, vrasësit e tij ende enden të lirë në Serbi”, ka shkruar Kurti në “twitter”.

Nëse këto dy postime të Kurtit vihen përballë njëra-tjetrës, i bie që Kurti në vitin 2023 ka shprehur respekt, ka thurur lavde dhe i ka dhënë merita për Kosovë multi-etnike një personi që i ka përzënë shqiptarët e Kosovës nga toka e tyre.

Ndërkohë që para 1 viti, Kurti e kishte ngritur Ivanoviqin në piedestal si politikani që përfaqësonte pluralizmin politik e që kishte luftuar për një Kosovë multi-etnike.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike.

Pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij.

Vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë. Ky krim vrau jo vetëm Oliver Ivanoviqin, por edhe pluralizmin politik te serbët. Kosova do të jetë e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një shoqëri multikulturore dhe shumë etnike ku njerëzit ndihen të sigurt, mund të thonë mendimet e tyre dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, edhe nëse nuk pajtohen. Në këtë mënyrë të gjithë do ta ruajmë kujtimin e Oliver Ivanoviqit.”, ka thënë Kurti në video-adresimin për Ivanoviqin.

 

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike.

Pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij.

Vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë. Ky krim vrau jo vetëm Oliver Ivanoviqin, por edhe pluralizmin politik te serbët. Kosova do të jetë e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një shoqëri multikulturore dhe shumë etnike ku njerëzit ndihen të sigurt, mund të thonë mendimet e tyre dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, edhe nëse nuk pajtohen. Në këtë mënyrë të gjithë do ta ruajmë kujtimin e Oliver Ivanoviqit.”

English:

Today we commemorate the life and memory of Oliver Ivanovic, on the anniversary of his death. My thoughts and condolences are with his family and friends. Oliver Ivanovic was a person who was dedicated to fighting for the interests of his community and city. He did so by being open, honest, always sharp on matters of importance, but also respectful even to those with whom he disagreed. I hope that his memory lives on, his memory as a man who worked for a sustainable future and for a multi-ethnic Kosova.

Five years ago, Oliver Ivanovic was killed on the streets of Mitrovica. All those who commit a crime in Kosova should be brought to justice, and I regret that the perpetrators and those who ordered this crime have not yet been brought to justice: we need the commitment of all relevant institutions to find and convict those responsible for his murder.

Oliver’s assassination affected the whole society. This crime killed not only Oliver Ivanovic, but also political pluralism among Serbs. Kosova will be steadfast in its commitment to be a multicultural and multi-ethnic society where people feel safe, can speak their minds and treat each other with respect, even if they disagree. In this way, we will all preserve the memory of Oliver Ivanovic.

Posted by Qeveria e Republikës së Kosovës on Monday, January 16, 2023

connect.facebook.net

Shpërndaje në: