Festoi si CR7, Vinicius ka një mesazh për portugezin: Ai është idolli im, festimin ia dedikova atij
Vinicius Junior ia doli të realizonte het-trik në fitoren 4-1 të Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës.
Kur shënoi golin e parë, ylli brazilian festoi në stilin e Cristian Ronaldos, ndërsa ka treguar se përse e bëri këtë.
“Festimin ia dedikova Cristiano Ronaldos, ai është idoli im dhe tani luan këtu”, ka thënë fillimisht Vinicius.
Braziliani më pas shtoi se të gjithë po duan ta luftojnë atë, por ai nuk është i shenjtë dhe do ua kthejë në mënyrën më të mirë, duke mposhtur të gjithë në fushë dhe jashtë saj.
“Të gjithë duan të më luftojnë, por unë nuk jam shënjtor. Dua të jem person i mirë. Fokusohem të bëjë më të mirë, nganjëherë flas shumë, nganjëherë bëjë shumë driblime që nuk dua t’i bëjë, por që dua të mësojë më shumë nga kjo. Jam këtu për këtë, të mësoj”, shtoi ai.
Vinicius Junior u zgjodh edhe lojtari më i mirë i finales, pas paraqitjes fantastike.