Bëri gjestin e “Spider-man” pas golit, Rashica: Djemtë më mësuan si të festoj
Skuadra e Besiktasit arriti fitore 3:0 ndaj Karagumruk në ndeshjen e javës së 20-të në Superligën e Turqisë.
Futbollisti kosovar, Milot Rashica arriti të shënonte gol në këtë ndeshje.
Rashica bëri një festim interesant pas golit të shënuar, kurse pas ndeshjes tregoi për tifozët arsyen e saj.
“Djemtë e mi më treguan se si të festoj nëse shënoj dhe kjo ishte përgjigja”, ka treguar arsyen futbollisti kosovar
Ylli “Dardan” festoi në stilin e “Spiderman” që shumë fëmijë e kanë si “hero” personazhin e njohur të filmave.