Milan eliminohet nga Kupa e Italisë, Atalanta shkon në gjysmëfinale
Milani është përshëndetur nga Kupa e Italisë.
Kuqezinjtë u mposhtën 1:2 në shtëpi nga Atalanta në fazën çerekfinale, shkruan Express.
Leao kaloi Milanin në epërsi në minutën e 45-të të ndeshjes.
Kurse, në sekondat e fundit të pjesës së parë Atalanta barazoi nëpërmjet Koopmeiners.
E pikërisht ky i fundit realizoi nga penalltia në minutën e 59-të për fitoren dhe kualifikimin e mysafirëve.
Deri në fund, Milan u përpoq mjaft që të gjente të paktën golin e barazimit, por nuk ariti dot.
Kësisoj, Atalanta i bashkohet Lazios në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë.