Granit Xhaka në mesin e Top 5 mesfushorëve më të kompletuar në Evropë
Granit Xhaka është duke e kaluar një sezon fenomenal.
Ylli kosovar e mori një vendim të papritur gjatë verës së shkuar duke e lënë Premierligën për Bundesligën.
Sidoqoftë, tash po del se përfaqësuesi zviceran nuk ka gabuar me vendimin e tij për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit.
31 vjeçari është bërë figurë kyçe e ekipit të trajnerit Xabi Alonso në një sezon sensacional që po e kalojnë “Farmaceutikët”.
Faqja që merret me statistika të futbollit, “DataMB” e ka futur Xhakën në mesin e Top 5 mesfushorëve më të kompletuar në Evropë.
Në këtë renditje janë llogaritur statistika të ndryshme, përfshirë këtu saktësia e pasimeve, dobia e pasimeve dhe në përgjithësi kontributi në fushën e blertë.
Ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut i ka grumbulluar 27.91 pikë duke e lënë prapa Toni Kroosin e Real Madridit, i cili e mbyll Top 5-shen. Top 3 përbëhet nga Rodri, Palacios e Frenkie de Jong.
Xhaka i ka zhvilluar 23 ndeshje me Leverkusenin në këtë sezon, ndërsa e ka bërë një asistim.