Studimi i ri zbulon se njerëzit që vuajnë nga Covidi i gjatë kanë dëmtime të rënda në muskuj

Studimi i ri zbulon se njerëzit që vuajnë nga Covidi i gjatë kanë dëmtime të rënda në muskuj

Një studim i ri mbi  sindromën e Covidit të gjatë, efektet afatgjata të koronavirusit në shëndet, sheh dritën e ditës.

Dëmtime të rënda të muskujve, probleme me funksionet mitokondriale dhe lodhje janë disa nga pasojat negative në listë.

” Kjo konfirmon se diçka brenda trupit po shkon keq ,” tha Dr. Rob Wost, autor i studimit nga Universiteti i Lirë i Amsterdamit.

Covid-i i gjatë vlerësohet të prekë një pjesë të konsiderueshme të botës dhe shumë bëhen të vetëdijshëm për simptomat pas një ushtrimi të vetëm.

Studimi, i botuar në revistën akademike Nature Communications, u fokusua në 25 pacientë me simptoma afatgjata të koronavirusit , të cilët raportuan se ndjeheshin të sëmurë pas stërvitjes.

Në të njëjtën kohë, u studiuan edhe 21 persona që kishin vuajtur nga Covid por ishin shëruar plotësisht. Asnjë nga pjesëmarrësit nuk ishte shtruar në spital për shkak të koronavirusit, ndërsa të gjithë ishin në formë dhe të shëndetshëm përpara se të infektoheshin me virusin dhe ishin nën moshën 65 vjeç.

Nga secili pjesëmarrës, pasi kaloi rreth 10-15 minuta në një biçikletë stërvitore, u morën mostra gjaku dhe biopsi të muskujve një javë para dhe një ditë pas stërvitjes.

Edhe pse kishte dallime domethënëse midis pacientëve, njerëzit me sindromën Covid i gjatë nuk mund të ushtroheshin aq mirë sa pjesëmarrësit e shëndetshëm.

Kur studiuesit analizuan biopsitë, ata zbuluan se  ata që vuanin nga efektet afatgjata të virusit kishin një përqindje më të lartë të fibrave muskulore të bardha më pak të qëndrueshme sesa pjesëmarrësit e shëndetshëm.

Krahasimi i biopsive të marra para dhe pas çiklizmit zbuloi se funksioni mitokondrial u përkeqësua pas stërvitjes tek ata me Covid të gjatë.

Shpërndaje në: