Santiana: Nëse kisha qenë Ganiu unë s’isha rikthy, e kisha rujt edhe atë pak fytyrë që më ka mbet (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Ganiu gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’, ka bërë kërkesë për të dal nga ky format televiziv.
Kërkesën në fjalë e ka komentuar edhe Santiana, e cila ka qëndruar kundër rikthimit të Ganiut në lojë.
“E kemi dashur krejt kur ka hy në fillim, ndoshta ne e kemi fajin që e kemi sjellë në këtë gjendje sepse i kemi jep shumë vëmendje dhe pastaj e ka tepru. Ka fillu me ofendu në mënyrat më të këqija, përmendi shantazhin, edhe i preki disa tema që besoj se s’janë normale me u prek në këtë format. Nëse kisha qenë Ganiu unë s’isha rikthy, e kisha rujt edhe atë pak fytyrë që më ka mbet”, ka thënë Santiana.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.