Personalitet i fortë në fushë dhe jashtë saj, pikat kulmore të karrierës së Franc Beckenbauer

Personalitet i fortë në fushë dhe jashtë saj, pikat kulmore të karrierës së Franc Beckenbauer

Futbollist i jashtëzakonshëm, personalitet i fortë në fushë dhe jashtë saj. Beckenbauer e ka influencuar dhe ndryshuar historinë e futbollit gjerman. Pikat kulmore të karrierës së tij.

Franz Beckernbauer-i fanari i futbollit gjerman – ai ka qenë i tillë si lojtar dhe ashtu dhe mbeti edhe në pjesën e dytë të karrierës së tij si funksionar në qarqet e futbollit.

Franz, grumbulluesi i titujve

Si lojtar ai ka qenë kampion i Gjermanisë, fitues i kupës, fitues i Kupës së Kampioneve të Evropës, fitues i Kupës Botërore, Kampion i Evropës, 72 herë kampion bote, në vitin 1974 ai konsiderohej si shpikësi i pozicionit libero, si njëri ndër futbollistët më të mirë që ka nxjerrë ndonjëherë Gjermania.

Stacionet ekarrierës së tij si lojtar profesionist janë: FC Bajern, Nju Jork Cosmos, Hamburger SV dhe sërish Nju Jork.

Gentleman me topin

Shpejtësi, mprehtësi në lojë, koordinim në fushë dhe lojë në pozicion. Lojtari Franz Beckenbauer ishte një mbrojtës me personalitet të fortë. Në fushë ai dukej elegant dhe superior: asnjëherë ai nuk të linte përshtypjen, se i duhej të mundohej shumë. Kaiser Franz, siç e quajnë atë, vlerësohet si një ndër liberot më të mëdhenj kohërave.

Dashuria e tij e madhe

Në moshën 18 vjeç Beckenbauer më 6 qershor 1964 feston debutimin e tij në ekipin e parë FC Bayern në ndeshjen e Bundesligës kundër FC St. Pauli. Si lojtar Beckenbauer qendroi 13 vjet në klubin e Mynihut. Më 1969 ai fiton për herë të parë Kampionatin Gjerman në këtë klub, fitorja e dytë kjo për Mynihun pas vitit 1932.

Ndër më të mirët në botë

Ishin vitet e Gjermanisë së ndarë. Kampionati Botëror i Futbollit u organizua në Gjermani. Ekipi vendas doli për herë të dytë kampion pas Botërorit më 1954. Forca e tij konsistonte në mbrojtje. Në portë ishte Sepp Maier dhe para saj Paul Breitner e Franz Beckenbauer, i cili me pozicionimin e tij perfekt në lojë ishte figura qendrore.

Vitet e arta

Dy herë futbollist i vitit në Europë! Me liberon Franz Beckenbauer nisën „vitet e arta shtatëdhjetë” të futbollit gjerman. Ar ashtu si dhe Ballon d´Or i Kaiserit që ai e mori dy herë pikërisht në vitet 1972 dhe 1976. Ndër të tjera ai në vitet shtatëdhjetë arriti majat në nivel botëror me ekipin kombëtar dhe me FC Bayern me Kupën e Europës-Hattrick dhe në Kampionatin Kombëtar në vitet 1974/75/76.

Përkrah Pelesë

Në krah të yllit brazilian të futbollit! Më 1977, sezoni i fundit i karrierës së Pelesë, Cosmos i Nju Jorkut fiton Kampionatin në SHBA. Beckenbauer dhe Pele kanë luajtur bashkë në ligën profesioniste të SHBA-së NASL deri në tetor 1977. Braziliani në etapën e fundit të karrierës së tij luajti dy vjet e katër muaj për Cosmos të Nju Jorkut, duke marrë pjesë në 108 ndeshje dhe duke shënuar 68 gola.

Comeback në Bundesligë

Më 1977 Franz Beckenbauer papritur vendosi të kalojë tek Cosmos i Nju Jorkut në ligën profesioniste NASL. Ai qendroi 3 vjet në SHBA, ku ekipi u shpall tri herë kampion. Më 1980 ai u kthye në Bundesligë dhe për dy vjet luajti me kontratë për klubin e Hamburgut. Beckenbauer krahas Fritz Walter dhe Uwe Seeler shpallet i treti lojtar nderi i ekipit të kombëtares gjermane.

Kampion bote si trainer

Pas dështimit të kombëtares gjermane në Kampionatin Europian më 1984 Franz Beckenbauer angazhohet si trainer i ekipit kombëtar. Me titullin e fituar më 1990 ai arrin kulmin në karrierën e tij si trainer. Franz Beckenbauer, pas brazilianit Mario Zagallo, është i dyti trainer, që ka fituar më parë si lojtar në finalet e Kampionatit Botëror.

Sërish në Mynih

Franz Beckenbauer, dikur nënpresident i klubit FC Bayern, dy herë ka qenë trainer i dytë i klubit. Papritur ai merr postin e trainerit si pasues i Erich Ribbeck dhe më pas i Otto Rehhagel. Ai shpërblehet në këtë post në sezonin 1993/94 me titullin e kampionit si dhe më 1996 me kupën e UEFA-s.

Lojtar, trainer, funksionar

Një marrëdhënie gati 40 vjeçare! Pas përvojës si lojtar më 1991 Beckenbauer zgjidhet nënpresident i klubit FC Bayern dhe tre vjet më vonë emërohet president i klubit. Gjatë presidencës së tij Bayern i Mynihut bëhet ndër klubet më të sukseshme në Europë. Që nga 2009 ai është president nderi.

Vendimi i duhur

Bota mysafire tek miqtë! Nën këtë moto Botërori 2006 në Gjermani ishte një sukses. Personaliteti dhe imazhi i Beckenbauerit, i cili mori përsipër presidencën e Komitetit për Konkurrimin e Gjermanisë për Botërorin 2006, luajti një rol të rëndësishëm. Konkurrimi gjerman fitoi kundrejt Anglisë dhe favorites Afrikës së Jugut. Për herë të dytë pas 1974 Botërori u kthye në Gjermani.

2006 nuk është vetëm viti i Botërorit, por edhe viti i dasmës së tretë të Kaiserit. Ai u martua në shtëpinë e tij në Oberndorf të Austrisë me Heidi Burmester. Të bujshme kanë qenë edhe martesat me Brigitte Wittmann dhe Sybille Weimer si dhe lidhja me fotografen Diane Sandmann. Ai ka pesë fëmijë.

Eklektiku

Jo vetëm futboll! Pas karrierës së tij të suksesshme në fushën e futbollit Beckenbauer u bë edhe këngëtar, ikonë e reklamës, aktor, komentator, moderator në televizion. Ndër të tjera Beckenbauer luan edhe golf me rezultate të respektueshme. Më 1982 ai themeloi fondacionin Beckenbauer, që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ata në nevojë

Shpërndaje në: