Arsenali mposhtet edhe nga Fulhami
Arsenali ka regjistruar humbjen e dytë rresht në Premierligë, duke shkuar kështu në ndeshjen e tretë rresht pa fitore në elitë, përfshirë barazimin me Liverpoolin.
Pas humbjes nga West Ham United xhiron e kaluar, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta sot pësoi nga Fulhami, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të.
“Topçinjtë” kaluan të parët në epërsi me golin e Bukayo Saka (5′), por pësuan dy herë në vazhdim.
Raul Jimenez (29′) dhe Bobby De Cordova-Reid (60′) shënuan për fitoren e vendasve.
Fulhami e mbyll vitin në pozitën e 13-të me 24 pikë.
Ndërsa, Arsenali bie në pozitën e katërt me 40 pikë.