Personazhet VIP që kurorëzuan dashurinë e tyre në altar gjatë vitit 2023
Lidhja disa vjeçare e Kleas dhe Elgitit është kurorëzuar në martesë në datën 4 Qershor, e cila është edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid. Dasma u organizua buzë detit, në një resort në Livadh të Himarës, një vend i cili është edhe një nga të preferuarit e çiftit. E veçanta e kësaj ceremonie ishte se në altar ata nuk e dhanë betimin vetëm, por së bashku me djalin e tyre.
Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj
Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet e dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë. Dasma e tyre ka qenë shumë private dhe pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë qenë shumë të pakta, pasi edhe të ftuarve u ishte ndaluar postimi në rrjete sociale i momenteve ose ambjenteve nga dasma derisa Arbana publikoi vetë disa momente nga dasma e tyre.
Venera Lumani dhe Lind Islami
Në një cermoni tradicionale Venera dhe Lindi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ata organizuan një dasmë të madhe në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës. Pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike. Çifti u njoh në vitin 2012 në “The Voice of Albania” dhe që prej atëherë nuk i janë ndarë më njëri-tjetrit. Në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar. /Shqip