Legjenda e futbollit gjerman, Beckenbauer në gjendje jo të mirë shëndetësore

Legjenda e futbollit gjerman, Beckenbauer në gjendje jo të mirë shëndetësore

Në moshën 78-vjeçare, duke jetuar një jetë larg vëmendjes, Franz Beckenbauer është tashmë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

Legjenda e futbollit gjerman, i cili pësoi një atak një vit më parë që e la të verbër në syrin e djathtë, ka shfaqur shenja se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar muajt e fundit.

Informacionin e ka bërë vëllai i dy herë fituesit të Topit të Artë, Walter Beckenbauer, gjatë xhirimeve të dokumentarit me titull ‘Beckenbauer’, realizuar nga televizioni gjerman ARD.

Dokumentari do të transmetohet vetëm më 8 janar, megjithatë videot e shkurtra promovuese të publikuara nga kanali nuk sjellin lajme të mira.

“Nëse do të thoja tani që ai [Franz Beckenbauer] është mirë, do të gënjeja dhe nuk më pëlqen të gënjej. Nuk po ndihet mirë. Është një konstante lart e poshtë”, tha vëllai i Franz Beckenbauer.

 

Shpërndaje në: