Zhegrova zbulon se refuzoi Napolin dhe Atalantan, para se të nënshkruante me Lille

Zhegrova zbulon se refuzoi Napolin dhe Atalantan, para se të nënshkruante me Lille

Edon Zhegrova dhe babai i tij, Lulzim Zhegrova ishin të ftuar në Podcastin “Rruga e Re” të Lumir Abdixhikut.

Episodi i katërt i këtij podcast-i iu kushtua yllit të Kosovës.

Zhegrova zbuloi se kur i kishte përfunduar huazimi me Baselin, kishte pasur dy oferta nga Napoli dhe Atalanta, por kishte vendosur të qëndronte në Basel

“Kemi qenë një një restaurant me babin dhe menaxherin tim, Arbrin. Edhe më thotë Arbri ki ofertë prej Napolit dhe Atalantas. I kam pasë dy ofertat në tavolinë. Unë i kam thënë që dua të qëndroj në Basel. Nuk po du me shku në Napoli e Atalanta. Edhe më kanë kqyr këta dy të befasuar. Menaxheri më tha që nuk më ka ndodh asnjëherë që lojtari me i refuzu dy ekipe të mëdhaja. Nuk e ndjeva që është momenti i duhur me shku”, tha Zhegrova.

Shpërndaje në: