Reagon KB Vëllaznimi: Familjarë nga Gjakova u sulmuan dje nga “Plisat”, apelojmë për ruajtje të qetësisë nga tifo-grupet
KB Vëllaznimi ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar të dielën, në udhëtim ndaj Sigal Prishtinë, që u fitua nga kryeqytetasit.
Klubi gjakovar shprehi shqetësim për ngjarjet e ndodhura dje, duke zbuluar se disa qytetarë nga Gjakova, kryesisht familjarë, u sulmuan nga tifo-grupi i Prishtinës, “Plisat”, shkruan Gazeta Express.
Sipas “kuqezinjve”, nga ky sulm kanë pësuar edhe qytetarë të Prishtinës, që ishin të revoltuar për arsye se duhej të largoheshin nga shkallët e palestrës “1 Tetori”. Kjo ndeshje ishte ndërprerë shkaku i tensioneve, me ç’rast ishte vendosur për zbrazjen e tërësishme të palestrës.
Klubi i Vëllaznimit bëri apel tek të gjitha tifo-grupet, që të ruajmë qetësinë nëpër palestra sportive dhe të mbështesin secili ekipet e veta, por pa cenuar sigurinë e tjerve, duke theksuar se “dhuna në palestra vetëm se largon edhe sponsorët dhe njerëzit të cilët kontribojnë në cilësinë basketbollit tonë”.
Reagimi i plotë nga KB Vëllaznimi:
“Reagim!
KB Vëllaznimi shpreh shqetësimin për ngjarjet e pakëndshme dje, ku disa qytetarë, kryesisht familjarë nga Gjakova janë sulmuar nga tifogrupi “Plisat”. Por, nga sulmi pësuan edhe qytetarë të Prishtinës që ishin të revoltuar se duhet të lironin sallën.
Kurse, pas hedhjeve të mjeteve piroteknike ndeshja është ndërprerë.
Këto veprime nuk i shërbejnë askujt, e aq më pak basketbollit. Nuk duhet që disa persona të papërgjegjëm t’ia humbin bukurinë këtij sporti.
Ata qytetarë që u detyruan të dalin nga salla edhe pse kishin paguar biletën, duhet të jenë shqetsimi jonë më i madh.
Basketbolli luhet për shikues, dhe pa mbështetjen e tyre edhe angazhimi i jonë nuk ka kuptim.
Ne bëjmë apel te tek gjitha tifogrupet, që të ruajmë qetësinë nëpër salla, dhe të mbështesim secili ekipet tona po pa cenuar sigurinë e tjerve. DHUNA në palestra vetëm se largon edhe sponsorët dhe njerëzit të cilët kontribojnë në cilësinë basketbollit tonë”.