Munishi: Kur ju thojsha po i çoni traktorat për me lujt në Evropë e Porschen po e leni te shpia
Ismet Munishi njihet si projektues i skuadrës së Ballkanit, e cila sot po na zbardh fytyrën me paraqitjet në garat evropiane.
Analisti i emisionit “Favorit” në T7 ka folur për periudhën se si e kishte nisur ndërtimin e ekipit therandas dhe rrugëtimin për ta bërë një ekip të madh.
Gjithashtu, ai foli pak edhe për eksperiencën që e kishte në Gjilan, shkruan “Gazeta Express
“Kur e kemi projektuar Ballkanin si ekip, e kemi projektuar për autostradë, me parime të lojës, me lojë të shpejtë. Edhe kur ju thojsha, po i çoni traktorat për me lujt në Evropë e Porschen po e leni të shpija në garazhë, po e qitni traktorin në autostradë, qeshnin, merrsha fyerje, sharje. Dola unë prej aty, vazhdoi rrugëtimi, erdhi një super-trajner”, deklaroi fillimisht Munishi.
“Përse më herët ekipet nuk luajtën në Ligën e Konferencës? Sepse Ballkani doli kampion me meritë. Unë kam qenë në Gjilan, kemi bërë garë të fortë, edhe aty mi dhanë do shuplaka rrugës, ma thyen këmbën, sepse i rivalizojsha deri në fund. Por, kampionati ke i mirë, na përfaqësuan skuadrat mirë në Evropë”, vazhdoi trajneri kosovar.