Zhegrova magjik, ky është primati që e mban ylli kosovar në Ligue 1
Edon Zhegrova është duke e kaluar një sezon fantastik me Lillen.
Ylli kosovar është bërë protagonist tek ekipi francez, ndërsa shkëlqimin e tij e shfaqi edhe në ndeshjen e madhe me Paris Saint-Germainin, ku mori lëvdata të shumta.
Ai madje i kalonte me lehtësi futbollistët kundërshtarë, më saktësisht yjet e klasit botëror, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, forma e futbollistit ofanziv po vërtetohet edhe në numra.
24 vjeçari në fakt prin në mesin e Top 10 dribluesve në Ligue 1.
Përfaqësuesi kosovar e ka postuar një fotografi sot në rrjetin social, Instagram, më saktësisht në Instastory, ku shihen dribluesit më të mirë të kampionatit francez, me Zhegrovën në krye.
Futbollisti i krahut të djathtë i ka bërë 46 driblime deri tash në Ligue 1, i ndjekur nga Romain Del Castillo, që i ka po ashtu 45, ndërsa i treti është Romain Faivre me 44.
Ish-futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele i ka 41 driblime, ndërsa shoku i tij i skuadrës tek PSG-ja, ylli Kylian Mbappe i ka 39 driblime deri tash.
Më poshtë mund ta shihni Top 10-shen e dribluesve më të mirë në ligën elitare franceze të momentit.