Pas lirimit nga spitali, gjyqtari turk zbulon për herë të parë se kush e nxiti presidentin e Ankaragucu ta godiste me grushte dhe shqelma
Gjyqtari turk Halil Umut Meler, i cili u sulmua nga presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca pas ndeshjes ndaj Rizesporit, ka folur për herë të parë për mediat pasi ka kaluar një përvojë të pakëndshme.
Në një intervistë për Hürriyet, ai u përpoq të shpjegonte se çfarë ka ndodhur saktësisht në fushë. Ai pretendon se ngjarjet e ndodhura në ndeshjen Ankaragucu-Rizespor nisën me provokimin e trajnerit të vendasve dhe lojtarit legjendar të kombëtares Emre Belozoglu.
“Në fakt, kjo duhet shpjeguar që në fillim. Ishte një ndeshje normale, shumë e mirë. Tensionet ishin të pranishme, por referimi nuk ishte i keq. Nuk pati probleme të mëdha as me tribunat. Në kohën e pushimit u shënua gol dhe ndeshja përfundoi 1:1. Nuk pati protesta të lojtarëve, sepse nuk kishte pozicion të kontestuar para golit”, deklaroi Meler, i cili më pas shpjegoi sulmin.
“Pas ndeshjes, pas fishkëllimës, lojtarët erdhën për të falënderuar dhe uruar. Dhe kjo tashmë ishte e dukshme në ekranet televizive. Ndërkohë, pashë duart e Emre Belozoglu duke protestuar. Pikërisht kur u fokusuam në atë që po ndodhte, presidenti Koca me ka goditur nga krahu i majte nuk e di a me kujtohet çfarë ka ndodhur me pas sepse jam goditur dhe jam shtrire ne tokë. Këtë nuk e kane pritur as policia as përfaqësuesit. Një situatë e papritur sepse aty nuk ishte asgjë për të treguar incidentin që mund të ndodhte. Ishte trajneri që provokoi këtë situatë. Nuk ishte askush tjetër veç ai”, shtoi Meler.
Kur u pyet vazhdimisht nëse Emre Belozoglu shkaktoi trazirat, Meler u përgjigj përsëri pozitivisht: “Po, kjo është diçka që është e dukshme. Le të thotë gjatë ndeshjes: ‘E bëre këtë gabim, për ty pësova gol”.
“Por, klubi Ankaragcu dhe tifozët nuk kanë lidhje me të. Ndoshta ai ka planifikuar paraprakisht, sepse e dini, ai ka pasur mosmarrëveshje personale me mua që nga viti 2018. Mendoj se ky mendim personal vazhdon edhe tani”, shpjegoi ai.