Mediumi turk: Şenol Güneş, kandidat për t’u emëruar selektor i Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të trajnerit të ri, pas largimit të Primoz Glihas.
Ditë më parë, shtëpia e futbollit kosovar ishte në bisedime me spanjollin Robert Moreno, i cili megjithatë në fund e zgjodhi klubin rus, FC Sochi.
E sonte, mediat turke shkruajnë se kandidat për t’u emëruar selektor i Kombëtares së Kosovës është trajneri turk, Şenol Güneş.
Sipas Ajansspor, ish-selektori i Turqisë ka marrë oferta nga Federata e Futbollit të Kosovës, përcjell “Gazeta Express”.
Kosova e pati një kampanjë dëshpëruese në kualifikimet e Euro 2024 duke përfunduar në vendin e parafundit në një grup që s’ishte i pakalueshëm.