Akil Gjakova pret kundërshtarin, mësohet ora se kur zhvillohet finalja e madhe

Akil Gjakova pret kundërshtarin, mësohet ora se kur zhvillohet finalja e madhe

Akil Gjakova ka arritur një sukses të madh sot në Kampionatin Evropian Xhudos të Hapur në Prishtinë.

Gjakova i cili garon në kategorinë 73 kilogramë ka arritur ta prek finalen e madhe të këtij kompeticioni që po zhvillohet në Prishtinë.

Akili po pret në finale fituesin e duelit të madh mes me numrit një Hidayat Heydarov që do të përballet me numrin dy në kategorinë deri në 73 kg, Lasha Shavdatuashvili.

Sipas Federatës Evropiane të Xhudos, këto takime do të nisi me fillim nga ora 17:00, kurse finalja pirtet të luhet rreth orës 17:45.

Kujtojmë se në këtë kompeticion morën pjesë edhe Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që u mposhtën në gjysmëfinale, teksa tani do të kërkojnë së paku medaljet e bronzta.

Shpërndaje në: