Pjesët e para: Malisheva në epërsi ndaj Dritës, “Nikli” po fiton ndaj Fushë Kosovës, baras në Klinë

Pjesët e para: Malisheva në epërsi ndaj Dritës, “Nikli” po fiton ndaj Fushë Kosovës, baras në Klinë

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet hapëse të javës së 18-të dhe të fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës.

45 minutat e parë në ndeshjen mes Dritës dhe Malishevës u mbyllen me rezultatin 1:2 në të mirë të mysafirëve.

Blerim Krasniqi (5’) shënoi fillimisht për epërsinë e gjilanasve, kurse Drilon Hazrollaj (17’) dhe Altin Aliu (45+1’) për malishevasit.

Feronikeli ’74 ka shkuar gjithashtu në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale ndaj Fushë Kosovës, falë golit të Granit Musës (8’).

Ky takim po zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Ndërsa, pjesa e parë në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Gjilanit, që po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, është mbyllur baras dhe pa gola.

Shpërndaje në: