Audi njofton se do të prodhojë vetëm 50 njësi të këtij modeli (Foto)
Megjithëse e ka bazën sikur RS6, shumë pjesë i janë ndryshuar dhe është shumë më i ngritur, transmeton Telegrafi.
Makina që prezantohet së shpejti, do të krijohet në vetëm 50 njësi edhe pse ka kërkesa të mëdha për ta blerë.
Vetura 4.0-litra V8 do t’i ketë 705 kuajfuqi, ndërsa do të jetë e fuqishme dhe të arrijë fuqi të lartë.
Pjesa e jashtme është e punuar nga fibrat e karbonit, të cilat kanë zënë vend edhe në enterierin e mbështjellë nga lëkura dhe druri i punuar me kujdes.
Sidoqoftë, nuk bëhet e ditur se sa do të kushtojë, apo kur do të del në treg. /Telegrafi/