Roberto Moreno refuzon Kosovën, firmos me klubin e ri
Trajneri spanjoll Roberto Moreno ka refuzuar të vijë në Kosovë.
Kandidati i vetëm për selektor të Kosovës në futboll ka nënshkruar kontratë me ekipiun rus, Sochi.
Gazeta spanjolle “AS” raporton se Moreno do të prezantohet së shpejti te klubi rus.
Ai është pajtuar me kontratë deri në vitin 2025 te Sochi, ekip që e ka preferuar para ofertës së Kosovës dhe skuadrës nga Turqia, Adana Demirspor.
Sochi zë vendin e fundit në kampionatin e Rusisë, ndërsa Moreno është trajner i katërt këtë edicion.
Sochi është klub në pronësi te Boris Rotenbergut, njërit prej personave më të pasur dhe më të fuqishëm në Rusi. Moreno do të ketë kohë të mjaftueshme për ta përgatitur ekipin gjatë pushimit dimëror, i cili në Rusi zgjat deri në fillim të muajit mars të vitit të ardhshëm.