Laporta: Do të mbajmë Cancelon dhe Felixin
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se së shpejti do të fillojë negociatat me Atletico Madridin dhe Manchester Cityin për të mbajtur Joao Felix dhe Joao Cancelo.
Të dy futbollistët portugez janë huazuar te klubi katalanas gjatë afatit kalimtar veror, shkruan IndeksOnline.
“Cancelo dhe Félix kanë luajtur në një nivel shumë të lartë që kur kanë ardhur. Klubi mund t’i mbajë ata për sezonet e ardhshme. Ne planifikojmë të fillojmë negociatat për ta së shpejti. Ne kemi marrëdhënie të mira me Manchester City dhe Atlético de Madrid.”, deklaroi Laporta.
Por problemi kryesor te Barcelona për ti mbajtur në klub Felixin dhe Cancelon ka të bëjë me krizën financiare.
Atletico Madrid kërkon 80 milionë euro për Felixin, me Barcelonën të cilët mund të ofrojnë 20-25 milionë euro.
Te Cancelo situata është më e lehtë, pasi City nuk e dëshiron lojtarin dhe Barcelona mund të ofrojë rreth 20 milionë për të mbajtur mbrojtësin portugez.