“A është Beogradi i bukur siç ka qenë” – Komunikata e ZKM-së s’e përmend fare pyetjen që Kurti ia bëri Jovanoviqit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq, shkruan Periskopi.
Siç njofton zyra e kryeministrit ata biseduam rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve.
“Gjithashtu folën për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.”, thuhet në njoftimin e zyres së kryeministrit.
Kujtojmë se pak para se të arrinte në Kosovë Jobanociq, ai pati një komunikim virtual me Kurtin e ku kryeministri Kurti u interesuanta pyes se “A është Beogradi aq interesant dhe i bukur sa kur ishim studentë?”, por nuk dihet nëse politikani serb në takim a i foli për vendin e tij.