E konsumoni thuajse çdo ditë, ja kush është ilaçi që po ju rrezikon jetën
Aspirina shpesh përshkruhet nga mjekët për të trajtuar një nga format më të zakonshme të goditjes në tru.
Janë dy lloje të goditjes në tru, iskemike (shkaktohet nga një mpiksje gjaku që bllokon rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit në tru) dhe hemorragjike (kur një person përjeton gjakderdhje brenda ose rreth trurit, duke ndërprerë rrjedhën e gjakut dhe duke vrarë qelizat).
Teksa njerëzit plaken, rreziku i mpiksjes së gjakut rritet, gjë që rrit rrezikun e goditjes iskemike, forma më e shpeshtë, e cila përbën 85% të të gjitha rasteve.
Për ta luftuar rrezikun, mjekët shpesh do të përshkruajnë doza të vogla ditore të aspirinës, pasi mund të ndihmojë në hollimin e gjakut. Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar se ilaçi mund të bëjë pak për të parandaluar gjendjen vdekjeprurëse dhe në fakt mund ta rritë rrezikun e gjakderdhjes në tru.
Hulumtimi australian i shtohet një numri gjithnjë e më të madh të provave që sugjerojnë se dozat e rregullta të aspirinës për njerëzit e moshuar që nuk kanë pësuar ende një goditje në tru, kanë më shumë rreziqe sesa përfitime.
Studimi, i publikuar në “JAMA”, analizoi frekuencën e goditjes në tru dhe gjakderdhjes së brendshme në kokë te 19.114 njerëz mbi moshën 70 vjeçare gjatë pesë viteve. Gjysma e pjesëmarrësve morën një dozë të vogël aspirine çdo ditë, ndërsa gjysma tjetër mori një placebo.
Në mesin e atyre që merrnin aspirinë, 1.5% pësuan një goditje iskemike gjatë periudhës së studimit, krahasuar me 1.7% në grupin placebo.
U zbulua gjithashtu se 1.1 për qind e pjesëmarrësve që merrnin ilaçin përjetuan gjakderdhje brenda ose rreth trurit, krahasuar me vetëm 0.8% të atyre që merrnin placebo. Një studim tjetër i veçantë zbuloi se marrja e aspirinës rregullisht mund ta rritë rrezikun e zhvillimit të anemisë, veçanërisht te njerëzit mbi 65 vjeç.
Efekte të tjera anësore nga marrja e aspirinës çdo ditë mund të përfshijnë dispepsi të lehtë dhe një tendencë për gjakderdhje më të lehtë. Për shembull, mund të keni më lehtë gjakderdhje nga hundët dhe mavijosje, dhe nëse e preni veten, gjakderdhja mund të zgjasë më shumë se zakonisht. Këshillohet të keni kujdes të shtuar kur bëni aktivitete që mund të shkaktojnë lëndime ose prerje.