Afërisa e ‘super-këshilltarit’ që merr rrogë 7.500 euro me Gërvallën dhe Konjufcën

Afërisa e ‘super-këshilltarit’ që merr rrogë 7.500 euro me Gërvallën dhe Konjufcën

Gani Jakupi, ‘super-këshilltari’, i cili siç raportoi Periskopi në një shkrim ekskluziv – prej qershorit 2023,  merr rrogë mujore 7.500 euro nga Ministrisa e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e udhëhequr nga Donika Gërvalla, del të jetë edhe një njeri mjaft i afërt me ministren, kryeparlamentarin Konjufca dhe ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Gani ‘super-konsulenti’, për herë të parë ishte promovuar para tri vitesh, në emisionin “Desku” të KTV-së, ku në atë kohë udhëhiqej nga gazetari Agron Bajrami [tani ambasador i Kosovës në Bruksel].

Gani Jakupi, aty pati thur lavde për partinë tani në pushtet, e duke kritikuar qeverisjet e kaluara, ai pati deklaruar kështu, përcjell Periskopi:

“Në Kosovën nuk jam i interesuar për një arsye të thjeshtë. Deri me paraqitjen e VV-së ka qenë gjithmonë si ‘family business’.

Politika ka qenë si ‘family business’.

Janë marrë vesh ndërmjet vete qysh po i ndajmë gjërat, cila mu e cila ty, kush më shumë e kush më pak. Nuk po bëj propagandë për VV-në. Por besoj është shumë e shëndetshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për LDK-në apo çfarë do të mbes nga ajo, apo për PDK-në që të shndërrohet në një parti të vertetë politike, pasi kuadro ka”.

Gani artisti në një postim të bërë në muajin e parë të këtij viti, shihet të ketë një afërsi mjaft të ngrohtë edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Ai të bashkangjitur me një foto, duke u përqafuar, shkruan kështu:

Arti dhe Politika, mund të jetë qejf gjithashtu.

Në Strasburg me kryetarin e Parlamentit të Kosovës.

E krejt në fund, s’kishte si të ishte ndryshe.

Raporti me ministren Donika Gërvalla, të cilës kësaj të fundit nuk iu deshën as dy javë për ta gjetur ‘super-konsulentin’ me emrin Gani Jakupi, kuptohet se ka një raport mjaft të fortë.

Në vitin 2022, siç bën të ditur vetë Gania përmes Facebook-ut, përcjell Periskopi, ministrja Gërvalla kishte qenë e pranishme në prezantimin e romanit grafik “T’namunit” nga Shpend Kada dhe Valdet Gashi.

Madje, Gania e kishte etiketuar edhe në profilin e tij, prezencën e Donika Gërvallës në këtë prezantim.

 

EKSKLUZIVE: Donika Gërvalla dhe ambasadori Agron Bajrami angazhojnë këshilltar me rrogë 7.500 euro në muaj

 

 

Shpërndaje në: