Historike: Ngjarja më e madhe e gazetarëve në Evropë, mbahet në Kosovë vitnin e ardhshëm

Historike: Ngjarja më e madhe e gazetarëve në Evropë, mbahet në Kosovë vitnin e ardhshëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka njoftuar se për herë të parë, Kosova do të jetë nikoqire e ngjarjes më të madhe të gazetarëve në Evropë, në maj të vitit të ardhshëm.

AGK njofton:

🔔  Jemi të lumtur të ju njoftojmë se #KOSOVA për herë të parë do të jetë nikoqirja e European Federation of Journalists – EFJ për takimin vjetor të organizatës, i cili do të mbahet në maj, 2024.

📝📌 Takimi vjetor i EFJ-së do të organizohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në kryeqytetin e vendit, Prishtinë.

💥 Ky takim do të shënojë një moment historik të rëndësishëm për AGK-në, dhe organizata është e gatshme për të organizuar një event të madh.

💬 “Është një moment i jashtëzakonshëm në historinë e re 20-vjeçare të AGK-së, që t’i besohet një organizim kaq i madh. Ne do të mirëpresim vitin e ardhshëm në Prishtinë qindra gazetarë nga mbarë Evropë, për të diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë e gazetarëve në kontinentin tonë, dhe do të jetë mundësi edhe për të treguar mikpritjen e jashtëzakonshme për të cilën njihet shteti jonë” ka thënë Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha.

💬 “Bordi Ekzekutiv i EFJ-së, nuk e ka pasur vendimin e lehtë, pasi që përpara kishte dy kandidatë të jashtëzakonshëm: Shkupin dhe Prishtinën. Kjo e tregon vendosmërinë e kolegëve tanë në Ballkan për të punuar për kushte më të mira të punës dhe siguri më të madhe në një botë jostabile. Ne mezi po presim që ta mbajmë për herë të parë Takimin Vjetor të EFJ-së në Kosovë”, ka thënë Ricardo Gutierrez, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve.

Shpërndaje në: